Shkëndija ka fituar sot në Tetovë përballë Rabotnickit nga Shkupi me rezultatin 3:0 me golat e realizuar nga Junior, Todorovski dhe Alimi.
Edhe pse tashmë dhe zyrtarisht Shkëndija ka siguruar titullin nuk është pengesë për tetovarët që të vazhdojnë rrugën e fitoreve edhe atë ndaj një rivali që lufton për garat europjane dhe duke i bërë nder skuadrës shqiptare Shkupi që po lufton me Rabotnickin për një vend në kupat europjane.
Ndeshjen për mrekulli e filloi Shkëndija që gjeti rrugën e rrjetës me braziljanin Stenio Junior pas një asistimi të bukur nga Enis Fazllagic. Me rezultatin 1:0 futbollistët shkuan në dhomat e zhveshjes.
Në pjesën e dytë Shkëndija gjeti dhe dy herë tjera rrjetën me Todorovskin dhe Alimin. Me këtë fitore Shkëndija shkon në kuotën e 79 pikëve në tabelë, plot 27 më shumë se sa vendi i dytë Vardari që tubon 52pikë.
/Shqiperia.ch