Nuk është hera e parë që Vllaznia bie nga Kategoria Superiore. Në prag të 100-vjetorit të themelimit si klub, shkodranët zyrtarizuan rënien nga elita e futbollit shqiptar për herë të tretë. Në vitin 1956, kur Dinamo u shpall kampione, ka qenë hera e parë që klubi shkodran është rrëzuar nga kategoria.
Në atë kohë ka qëndruar vetëm një vit në nivelin e dytë të futbollit shqiptar, duke u kthyer menjëherë në elitë. Më pas, në vitin 1961 Vllaznia ka zbritur sërish nga Superiorja, teksa atë kampionat e fitoi Partizani.
/Panoramasport