Ndeshjet e zhvilluara në ditën e sotme kanë dhuruar spektakël në “Vala Superliga”, teksa Drita ishte bërë gati për festën e fitimit të titullit, por kur mbetej edhe 1 minutë nga fundi i shtesës, Prishtina e Josës ka realizuar golin e vetëm të takimit ndaj Lirisë së Shkëmbit.
Kjo fitore i mohoi festën Dritës që ishte përgatitur me tifozët, duke pritur dështimin e Prishtinës në transfertë, por diferenca mes këtyre dy ekipeve ka ngelur sërish vetëm tre pikë. Drita ka fituar me përmbysje ndaj Trepçës me rezultatin 3-1. Nga ana tjetër Llapi ka gjetur sërish fitoren në këtë javë, pasi fitoi 3-1 ndaj Flamurtarit.
Por ky kampionat është për rekord në Kosovë, pasi historia e skuadrës kampione të këtij edicioni, do të vendoset vetëm në javën e fundit. Drita do të përballet ndaj Prishtinës, për të vendosur ekipin kampion në këtë sezon për “Vala Superliga”. /Klaudio Ndreca- vipsport.al/