Drejtuesit e Kukësit mesa duket kanë filluar të mendojnë për merkaton e verës dhe për skuadrën që do të marrë pjesë në Europë. Te Kukësi, kanë ardhur në provë dy mesfushorë spanjollë, të cilët do të vëzhgohen nga trajneri Pakult dhe nga stafi i tij e më pas do të vendoset për të ardhmen e tyre.
Bëhet fjalë për mesfushorët Aleks Cano dhe Pao Otero, të cilët janë bashkuar me skuadrën gjatë ditës së sotme dhe do të vazhdo0jë provën për disa ditë të tjera.
Aleks Cano, 28 vjeç, ka lindur në Barcelonë dhe vjen nga Kategoria e Tretë e kampionatit spanjoll. Ai aktivizohej me skuadrën e Gavas në Spanjë, skuadër që renditet në vendet e fundit, ndërkohë që te Kukësi vjen si lojtar i lirë.
Si Cano, po ashtu edhe Otero ka qenë pjesë e skuadrës së Gavas dhe është një mesfushor 23-vjeçar. Ai ka luajtur edhe për moshat e Barcelonës, para se të kalonte te CF Gava. /Erjon Allaraj-Vipsport.al/
Aleks Cano me uniformë verdh e blu