Cilido qoftë në turin tjetër Kukësi apo Skënderbeu, rreziqet që ka përballë në turin e parë nga lista e kundërshtarëve nuk janë shumë të mëdha dhe rreziku real për ekipin shqiptar është Shkëndija e Tetovës. Skuadra që dominoi futbollin maqedonas në këtë vit ka qenë shumë e pafat, pasi ka përfunduar në vazon e dytë, si skuadra me koeficientin më të lartë të saj, vetëm falë suksesit të Videotonit në Hungari. Nëse titullin në fund do ta kishte siguruar Ferencvarosh, edhe Shkëndija do ta shihte veten mes skuadrave më të forta.
Meqë në këtë tur shorti bëhet edhe me nën-ndarje rajonale për të shmangur udhëtimet e gjata, ekziston mundësia reale që në turin e parë, Shkëndija të vihet përballë Kukësit (apo Skënderbeut), një duel që nuk do ta dëshironte asnjë palë. Gjithashtu, për Kukësin ekziston rreziku që të përballet me Dritën e Kosovës, e cila mund të kualifikohet nëpërmjet turit paraeliminator të turneut. /vipsport.al/