Gjatë ditës së sotme janë luajtur ndeshjet e parafundit të Kategorisë Superiore, atje ku ende ka mbetur pezull fati i mbijetesës.
Vllaznia ka marrë një goditje të madhe në javën e shkuar të kampionatit, teksa pas humbjes me Partizanin, u duk e dorëzuar në luftën e mbijetesës. Megjithatë me ardhjen e Krajës tek ekipi shkodran, trajneri është shprehur se shpresonte tek fitorja e Laçit, pasi kjo ishte rruga e vetme për të mbajtur në lojë ekipin e tij.
Tashmë Laçi e ka përmbushur dëshirën e Krajës, pasi ka fituar me rezultatin 1-2 në transfertë ndaj Kamzës. Në përfundimin e takimit, shkodranët e ekipit kurbinas, Shtubina, Fangaj dhe Nikaj kanë bërë një dedikim për fitoren e arritur me mesazhin: “Vllazni, nuk je vetëm”. /Klaudio Ndreca- vipsport.al/