You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Emisarë klubesh të huaja ndoqën Luftëtari-Partizani, ja emrat që mbajtën shënim!

Emisarë klubesh të huaja ndoqën Luftëtari-Partizani, ja emrat që mbajtën shënim!

Gjatë ndeshjes së djeshme mes Luftëtarit dhe Partizanit, në tribunën qendrore të stadiumit të Gjirokastrës ishin edhe dy zbulues talentesh, apo emisarë, për të cilët u mësua se vinin nga Greqia dhe Holanda.

Qëllimi i tyre ishte për të vëzhguar lojtarët në ndeshje dhe për të mbajtur shënimet përkatëse, për të “peshkuar” më pas ndonjërin prej tyre. Në fokus kanë qenë kryesisht lojtarë të Luftëtarit dhe në shënimet e tyre kanë qenë emrat e Dejvi Bregu, Vasil Shkurtajt dhe brazilianit Xhekson, të cilët duket se kanë spikatur në sytë e këtyre skautëve.

Kristal Abazaj ka kaluar tashmë zyrtarisht në Belgjikë, tek Anderlehti, por duket se të tjerë futbollistë të Luftëtarit do të kalojnë në ekipe të huaja. Bregu në fakt është lojtar i Skënderbeut dhe ka mundësitë më të mëdha për t’u shitur, por edhe në këtë rast gjirokastritët do të përfitojnë financiarisht.

Edhe Shkurtaj e Xhekson ndoshta mund të kthehen në Greqi për të luajtur në vazhdim.

Nuk dihet, nëse në shënimet e këtyre zbuluesve të talenteve ka qenë ndonjë lojtar i Partizanit apo jo, pasi ata nuk kanë pranuar të flasin për punën e tyre. / Vipsport.al

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top