Anderlehti ka humbur me rezultatin 1-2 ndaj Genk në ditën e sotme, duke e mbyllur me një rezultat negativ takimin e fundit në kampionatin belg.
Teksa ekipi i ri i Kristal Abazaj shihej si një nga skuadrat më favorite për të shkuar në “Champions League”, fundi i kampionatit ka dhënë një tjetër verdikt. Anderlehti do të ketë vetëm pak ndryshime nga Luftëtari, skuadra aktuale në të cilën Abazaj luan aktualisht.
Me humbjen e sotme ndaj Genkut, Anderlehti e ka humbur mundësinë për të marrë pjesë në “Champions League” dhe tashmë do të shkojë në grupet e “Europa League”. Nga ana tjetër Luftëtari kërkon që të arrijë këtë nëpërmjet eliminatoreve që do të zhvillojë gjatë verës, sigurisht, nëse nga Superiorja nuk vjen një befasi e minutave të fundit. /Klaudio Ndreca- vipsport.al/