You are here
Home > Kombëtarja > Zyrtare/ Menjëherë në kujtesë Baggion dhe Taren, Ndoj arrin në Serinë A

Zyrtare/ Menjëherë në kujtesë Baggion dhe Taren, Ndoj arrin në Serinë A

Sapo sjellim në kujtesë ekipin e Breshias, menjëherë veçojmë emrat e Roberto Baggios dhe Igli Tares. Të dy këta personazhe të futbollit kanë luajtur së bashku kur kjo skuadër gjendej në elitën e futbollit italian.

Sigurisht, për Taren flitet më shumë për nostagjinë e tifozëve shqiptarë, ndërsa Roberto Baggio ishte një legjendë e vërtetë e futbollit, që do të mbahet mend gjatë nga të gjithë sportdashësit italianë. Por ajo që duhet theksuar, është fakti se në ditën e sotme Breshia u zyrtarizua edhe me anë të matematikës në Serinë A.

Pikërisht në ekipin ku luan edhe mesfushori shqiptar, Emanuel Ndoji. Tashmë ky klub ndodhet në vendin e parë dhe 7 pikë larg vendit të tretë, që është i vetmi që të nxjerr nga gara për një kualifikim direkt në elitën italiane. Por kanë mbetur edhe 2 ndeshje të vetme, që nuk ndryshojnë asgjë në fatin e Breshias. Këta të fundit kanë arritur të ngjiten në Serinë A vetëm njëherë në 14 vitet e fundit, që nga koha e largimit të Baxhios, madje edhe atëherë duke u rrëzuar sërish në Serinë B. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top