You are here
Home > Kombëtarja > Zhvillime të reja te Atalanta, Gjimshitit i hapin krahun deri në fundin e sezonit

Zhvillime të reja te Atalanta, Gjimshitit i hapin krahun deri në fundin e sezonit

Një lajm i keq ka përfshirë Atalantën së fundmi, pasi ka zhvillime të këqija për prapavijën. Rafael Toloi, mbrojtësi që më parë ka luajtur gjithmonë si titullar me ekipin e Bergamos, i është nënshtruar operacionin pas një dëmtimi serioz në këmbën e djathtë.

Sezoni për të është mbyllur dhe tashmë krahu hapet për Gjimshitin. Mbrojtësi shqiptar ka zhvilluar paraqitje fantastike së fundmi, duke bindur me aftësitë e tij. Në ndeshjet e mëdha gjithmonë ka qënë ky lojtar që ka bërë diferencën në fushë.

Tashmë për trajnerin Gasperini janë ngushtuar alternativat për prapavijën. I vetmi i sigurt duket Mancini, nisur nga ndeshjet e fundit. Ndërsa Gjimshiti, Masielo dhe Palomino do të luftojnë deri në fundin e kampionatit për dy vende të lira. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top