You are here
Home > Kryefaqja > Zbulohet vendimi i fundit i Shaland, fton kapitenin e parë që ka pasur Kosova e Bunjakut

Zbulohet vendimi i fundit i Shaland, fton kapitenin e parë që ka pasur Kosova e Bunjakut

Hekuran Kryeziu është një mungesë thelbësore për ndeshjet që Kosova do të ketë në qershor, ndërsa ky mesfushor ka qënë i padiskutueshëm në drejtimin e Shaland. Gjithmonë në formacionin bazë, duke bërë diferencën në fushën e lojës.

Por operimi që ka bërë lojtari i Zyrihut, e largon atë për një kohë të gjatë nga futbolli. Për të zëvendësuar futbollistin në fjalë, Shaland ka thirrur kapitenin e parë që ka pasur Kosova pasi u pranua nga FIFA, Anel Rashkaj. Lajmi është publikuar nga “Indeksonline”, ndërsa mesfushori që luan me skuadrën suedeze të Eskilstuna, vjen pas 2 vitesh te dardanët, që në kohën e Albert Bunjakut. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top