
Maqedonia do të ndeshet me Kosovën në gjysmëfinalen e “Ligës së Kombeve”, ku do të diskutohet për përfaqësuesen që i shkon vetëm një hap larg Europianit. Ylli i Maqedonisë është padyshim Enis Bardhi, lojtari shqiptar që luan me Levanten dhe përfaqëson ngjyrat e gabuara.
Në një prononcim për “Insporti”, Bardhi ka folur edhe mbi këtë përballje. Ajo që do të kujtohet gjithmonë nga ky futbollist, është festimi i tij teksa shënoi me Maqedoninë, duke festuar nën ritmet e këngës “si Bugati”.
“Do të jetë një ndeshje shumë e mirë, të dy kombëtaret janë me lojtarë me shumë kualitet, kemi kohë deri atëherë shpresoj që të jemi shëndosh e mirë. Gjasat i kemi shumë të mëdha, besoj kemi një reprezentacion të ri edhe me shumë uri për sukses. Shpresoj që të ia arrijmë qëllimit që e kemi gjithë së bashku”, u shpreh Bardhi. /Shqiperia.ch/