You are here
Home > Kryefaqja > VIDEO/ Tradita e lojtarit të ri te Kosova, Florent Hadërgjonaj këndon këngën tradicionale shqiptare

VIDEO/ Tradita e lojtarit të ri te Kosova, Florent Hadërgjonaj këndon këngën tradicionale shqiptare

Prej disa ditësh përfaqësuesja dardanase po vijon përgatitjet e saj për dy ndeshjet e rradhës për kualifikueset e kampionatit Europian. Sigurisht që nga lojtarët e thirrur për këto dy sfida, nuk kishin si të mungonin edhe surprizat, ku për herë të parë është grumbulluar është grumbulluar edhe meshushori 24 vjeçar, Florent Hadërgjonaj.

Ky i fundit vendosi që të përfaqësojë vendilndjen e tij, ku këtë javë do të ketë mundësi të debutojë me fanellën dardanase. Hadërgjonaj po e shijon në maksimum këtë fillim eksperience të re, ndërsa në traditën e lojtarit të ri që këndon para ekipit, është përzgjedhur kënga e njohur dhe me traditë shqiptare, “Hajde shoto marshallah”.

Tashmë entuziazmi në kampin dardanas duket shumë i lartë dhe nuk i mbetet gjë tjetër, veçse të dalin me triumf në dy ndeshjet e rradhës, atë kundër Malit të zi dhe Bullgarisë, ku potenciali është tepër i madh për të synuar pikët maksimale./Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top