You are here
Home > Kombëtarja > VIDEO/ Pasimi ëndrrash nga Uzuni! E nderon Lokomotivën, derbi shqiptarësh për në Europë

VIDEO/ Pasimi ëndrrash nga Uzuni! E nderon Lokomotivën, derbi shqiptarësh për në Europë

Lokomotiva e Zagrebit ka fituar me rezultatin 1-2 ndaj Goricës, në takimin e vlefshëm për kampionatin kroat. Vendimtar në golin e fitores ishte edhe këtë herë sulmuesi shqiptar, Myrto Uzuni.

Një pasim fantastik do të vinte nga futbollisti kuqezi, që me një top të nxjerrë pas shpine kundërshtarëve, do t’ia bënte elementare shënimin e golit Rakic. Kjo fitore ishte një detyrim për Lokomotivën e Zagrebit, që shpreson ende për një vend në Europë.

Megjithatë këtu do të kemi një derbi të mirfilltë shqiptarësh, pasi dy vende më lartë skuadrës së Uzunit, ndodhet Osijeku i Abazajt dhe Hajduku i Splitit ku luajnë tre shqiptarët: “Ismajli, Tahiraj dhe Sahiti”. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top