You are here
Home > Kombëtarja > VIDEO/ Panuçi të mbyllte edhe “Instagramin”, liria e trajnerit Reja nis që nga rrjetet sociale

VIDEO/ Panuçi të mbyllte edhe “Instagramin”, liria e trajnerit Reja nis që nga rrjetet sociale

Panuçi do të mbahet mend te Shqipëria, jo vetëm në mënyrë të keqe sa i përket rezultateve të dobëta, por edhe për rregullin e fortë që vuri te kuqezinjtë. Ndoshta deri diku e tepruar, por asnjëherë nuk mund të kuptohet qartësisht limiti që duhet të kenë futbollistët për lirinë, me tejkalimin e normës së tyre.

Megjithatë, seancat stërvitore jo vetëm që do të ishin të mbyllur për mediat, lojtarët jo vetëm që duhej të mbërrinin fiks në orarin e përcaktuar në grumbullim pasi mund të merrnin leksionin e Cikalleshit apo Strakoshës, por edhe “Instagrami” duhej të harrohej përsa kohë ishte grumbullimi. Rrallëherë ndodhte në kohën e ish-trajnerit të kuqezinjve, që të shihnim foto apo video të publikuara nga lojtarët tanë në rrjetet sociale. E për më tepër, të buzëqeshur…

Por liria e trajnerit Reja nis që në këtë drejtim, madje e paralajmëruar. Në ditën e parë kur u zyrtarizua dhe shkeli në Shqipëri, italiani u shpreh se do të merrte të gjithë modelin e De Biazit, njeriut që arriti historinë me Kombëtaren tonë. Puna ka nisur dhe pamja e stërvitjes po na përsëritet si kohë më parë, me humorin e futbollistëve dhe fytyrat e buzëqeshura. Ajo që mbetet është të shihet sjellja në fushë dhe rezultati pas 90 minuta, që kanë rëndësinë më madhore. /Klaudio Ndreca- Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top