You are here
Home > Kombëtarja > VIDEO/ Odise Roshi tund rrjetën me Akhmat Grozni, “raketa” ndizet në momentet delikate

VIDEO/ Odise Roshi tund rrjetën me Akhmat Grozni, “raketa” ndizet në momentet delikate

Akhmat Grozny është duke marrë një fitore me shifrat 0-2 në transfertën kundër Arsenal Tulas. Protagonist në këtë takim ka qenë edhe futbollisti shqiptar, Odise Roshi. “Raketa” e Shqipërisë ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës, duke shënuar golin e dytë të ndeshjes. Fillimisht ishte Kharin në minutën e 15 një shënon në mënyrë mjeshtërore me parabël, për t’i lënë më pas në minutën e 22-të vendin Roshit.

Gjyqtari do të akordonte një 11 metërsh dhe në pikën e bardhë të penalltisë do të shfaqej pikërisht mesfushori kuqezi. I qetë dhe i sigurt, Odise Roshi tregohet gjakftohtë dhe e dërgon topin në cepin e portës, duke mposhtur kështu portierin, i cili zgjodhi të hidhej në krahun e kundërt. Me këtë rezultat Grozny është duke marrë 3 pikë mjaft të vlefshme në luftën për mbijetesë, teksa në këtë mënyrë shkëputen 4 pikë larg zonës së ftohtë. Ndërkohë kujtojmë se ky ishte goli i 6 për Roshin në kampionat, ku numëron edhe 1 asist.

 

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top