
Elis Bakaj është duke kaluar një moment të artë në karrierën e tij, teksa me ekipin e Shakhtior Soligorski po vazhdon protagonizmin në fushë, ashtu si edhe më parë në Superiore. Së fundmi ekipi i shqiptarit ka arritur të fitojë ndaj Gomel me rezultatin 1-0, i vlefshëm për kampionatin bjellorus.
Faktikisht sezoni sapo ka filluar dhe në 4 ndeshjet e para, Shakhtiori numëron pikë të plota. Si gjithmonë, nëse Bakaj nuk ka shënuar me ekipin bjellorus, atëherë ka ndihmuar me asist në realizim. E njëjta gjë ndodhi edhe në ndeshjen e sotme ndaj Gomel. Ndërkohë që vetë sulmuesi shqiptar u shpreh pak ditë më parë se për të ishte interesuar Klopi, që ta merrte në kohën kur drejton Dortmundin në Gjermani. /Shqiperia.ch/