
Azdren Llullaku ka arritur t’i shënojë edhe ekipit që ndodhet në vendin e parë në Rumani, Klujit. Futbollisti shqiptar dhuroi një pasim fantastik për shokun e skuadrës, ndërsa lojtarët miq u detyruan të shkaktonin penalltinë për të shmangur golin.
Ekzekutimin e saj do e merrte pikërisht sulmuesi kuqezi, që nuk i la asnjë shans portierit për të ndalur golin e ngushtimit të shifrave në 1-2. Ashtu si edhe gjithmonë, festa e tij ishte me shqiponjë, megjithëse këtë herë zgjat pak duke parë edhe rezultatin. Kluji i la pak shpresa kundërshtarit, pasi pak minuta më vonë do të vinte edhe goli i tretë. /Shqiperia.ch/