
Jahmir Hyka, ose i njohur ndryshe edhe si ”Hykachu” po rikthehet të luajë në nivelet më të larta, pasi realizoi dy gola ndaj Haderas. Nuk mjaftoi vetëm kaq, sulmuesi shqiptar dha edhe një asist fantastik në ditën e djeshme, në atë fitore me rezultatin 0-2 ndaj Hapoel Beer Sheva.
Kështu, në të njëjtën mënyrë ashtu si edhe Lionel Mesi, pasi i kaloi të gjithë kundërshtarët dhe gjendej i vetëm përballë portierit, Hyka zgjodhi ta pasonte topin duke ia bërë një lojë fëmijnore shokut të skuadrës për të dërguar topin në rrjetë. Ashtu siç raportojnë mediat izraelite, futbollisti kuqezi ka vrapuar me flamurin shqiptar në tribunën ku gjendeshin edhe tifozët. /Shqiperia.ch/