You are here
Home > Kombëtarja > VIDEO/ “Di Maria” i Shqipërisë po rikthehet, Lenjani gjen rrjetën në Zvicër pas peripecive

VIDEO/ “Di Maria” i Shqipërisë po rikthehet, Lenjani gjen rrjetën në Zvicër pas peripecive

Sa shumë peripeci që duket të kenë marrë fund për Emir Lenjanin. Ky i fundit nuk ka kaluar periudhë të mirë, aqsa humbi edhe kombëtaren shqiptare së fundmi.

Por rikthimi si titullar te Sioni, bëri që futbollisti shqiptar të merrej në konsideratë dhe të ftohej sërish nga ana e trajnerit. Një mesazh i mirë vjen për Panuçin nga dita e sotme, teksa Lenjani ka arritur të gjejë rrjetën, duke shënuar golin e parë në transfertën ndaj Xamax.

Në kohën kur De Biazi drejtonte Shqipërinë, Lenjani cilësohej edhe si “Di Maria” i Shqipërisë, ndërsa krahu i majtë ishte i gjithi i tiji për të bërë mbrojtësin, mesfushorin edhe sulmuesin në raste nevoje. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top