
Agim Zeka është transferuar në merkaton e dimrit në ekipin e Sittardit, që ndodhet në elitën e futbollit holandez, “Eredivisie”. Por hapësirat në këtë skuadër kanë qënë të pakëta për sulmuesin e Shqipërisë U-21.
Kualitetet e tij janë të mëdha dhe për këtë nuk ka dyshime, ndërsa jo më kot është afruar fillimisht edhe nga Lile. Futbollisti kuqezi ka shpërthyer në ditën e sotme, duke shënuar dy gola për katër minuta ndaj Fejnordit. Kjo ishte një ndeshje në kampionatin e rezervave, atje ku Sitardi ka fituar me rezultatin 1-2 ndaj Fejnordit.
Golat nga ana e Zekës u realizuan në minutat e 77 dhe 81, ndërsa realizimi i parë ngjasonte frikshëm me Lionel Mesin. Pasi e merr topin bukur në krahë, sulmuesi e ka dërguar atë në fundin e rrjetës nga distanca. /Shqiperia.ch/
Zeka! Zeka! Zeka! 💪🏻#fortunasittard https://t.co/0IwcHc9tHy
— Ivo Kersten (@IvanhoooFSC) May 6, 2019