You are here
Home > Kombëtarja > Veseli tregon pikën e dobët të Islandës: E arriti kulmin e saj dhe ka rënie, ne do hyjmë për 6 pikë

Veseli tregon pikën e dobët të Islandës: E arriti kulmin e saj dhe ka rënie, ne do hyjmë për 6 pikë

Veseli ka qënë i pranishëm së bashku me Bekim Balën në konferencën për shtyp të ditës së sotme te Kombëtarja. Mbrojtësi i Empolit ndezi optimizmin te tifozët, duke u shprehur se lojtarët e Shqipërisë do të hyjnë për të marrë 6 pikë në takimet e rradhës. Gjithashtu theksi u vendos edhe te një pikë e dobët e Islandës që mund të shfrytëzohet, arritja e kulmit pas kualifikimeve në Europian dhe Botëror.

“Ne do të hyjmë për 6 pikë, megjithëse në këtë sport nuk fitohet gjithmonë. Të përqëndrohemi njëherë në takimin e parë. Islanda e ka arritur kulmin dhe tashmë është koha për të rënë paksa poshtë. Tashmë do të nisim t’i studiojmë edhe ata. Unë kam 2 vite kontratë me Empolin, por ekzistojnë shanset për të luajtur në një kampionat më të madh”, ka thënë Veseli. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top