
Bajerni arriti të kualifikohej me shumë vështirësi në Kupën e Gjermanisë, duke mundur Verderin me rezultatin 2-3. Miqtë gjendeshin në avantazhin e dy golave, por goli dhe asisti i Milot Rashicës brenda 2 minutash do të rikthente baraspeshën e përkohshme.
Më pas do të ishte një penallti e dyshimtë ajo që do të vendoste edhe fatin e takimit. Futbollistët e Verderit nuk mund ta përtypnin vendimin e arbitrit, ndërsa nuk i kanë kursyer kritikat e tyre. Në të njëjtën linjë u shfaq edhe futbollisti Kevin Mohwald. “Unë nuk e di se çfarë bëri ai arbitri që pa në video rastin. Ndoshta ra në gjumë, është një skandal i madh që një gjysmëfinale të vendoset kështu”, u shpreh Mohwald. /Shqiperia.ch/