
E kush do ta mendonte se Atalanta do të ishte surpriza e bukur e Serisë A në këtë vit? Askush! Të paktën duke marrë për bazë javët e para të kampionatit, atje ku ekipi nga Bergamo gjendej në zonën e ftohtë të renditjes.
Por teksa gjendemi në takimet e fundit të Serisë A, Atalanta është shumë pranë arritjes në “Champions League” dhe ndodhet në finalen e Kupës së Italisë. Ndoshta as në imagjinatën më të shfrenuar të tifozëve të kësaj skuadre, një skenar i tillë nuk mund të shkonte. Flasim për trajnerin Gasperini, njeriun që i dha një dorë të madhe edhe Berat Gjimshiti për rritjen e këtij të fundit.
Menjëherë pas kalimit të Fiorentinës në gjysmëfinale, presidenti i Atalantës, Antonio Percasi e ka pagëzuar Gasperinin si “Fergusoni”, ndërsa nuk harron edhe objektivat e fillimit të sezonit: “Objektivi ynë ishte mbijetesa, nuk e ndaloj së thënë këtë. Por ne po jetojmë një ëndërr. Këto janë rezultate të pabesueshme. Do ta provojmë në të gjitha mënyra. Gasperini? Do të qëndroj përjetë këtu. Si Fergusoni? Po, saktësisht”, ka thënë Percasi. /Shqiperia.ch/