You are here
Home > Kombëtarja > Trajneri kundërshtar vlerëson Rei Manajn: Na hapi probleme në mbrojtje dhe kushtoi shumë

Trajneri kundërshtar vlerëson Rei Manajn: Na hapi probleme në mbrojtje dhe kushtoi shumë

Granada fitoi me rezultatin 1-0 në transfertën e vështirë ndaj Albasetes, atje ku diskutohej për vendin e dytë, që të jep një biletë direkte për në “La Liga”. Nga minuta e parë e nisi takimin Rei Manaj, por pa mundur të lërë gjurmë ndaj ish-skuadrës së tij.

Gjithsesi paraqitja e sulmuesit shqiptar ishte pozitive, pavarësisht se nuk arriti të shënonte në portën kundërshtare. Trajneri i Granadas, Diego Martinez, është shprehur pas ndeshjes se mbrojtja kishte shumë probleme nga mënyra sesi u paraqit lojtari kuqezi.

“Në pjesën e mbrojtjes, kishim shumë problem me Manajn dhe Zozulia. Ata na kushtuan shumë gjatë ndeshjes, pasi nuk shtynim dot përpara”, ka thënë trajneri i Granadas. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top