
Trajneri i Luganos, Celestini, ka një marrëdhënie shumë të komplikuar me sulmuesin e shqiptar, Armando Sadiku. Kur ky i fundit shpërtheu ndaj tij me një lumë të sharash për mungesën e aktivizimit, pasi shënoi ndaj Bazelit, Celestini bëri të kundërtën e asaj që menduan tifozët: “Tani do e dua edhe më shumë Sadikun”.
Në ndeshjet pasardhëse futbollisti shqiptar do të aktivizohej në disa raste, por një gjë e tillë nuk ndodhi ndaj Luzernit. Duke parë situatën e kampionatit zviceran, kjo është një finale e vërtetë pasi luanin dy skuadrat në një përballje direkte për Europën.
Lugano arriti të fitonte me rezultatin 1-0 dhe i ka shtuar së tepërmi shanset për Europën. Por nervat e Sadikut janë tendosur së tepërmi pas ndeshjes së sotme. Lojtari kuqezi bëri për shumë minuta nxehmje, pavarësisht se projektohej si titullar, e në fund nuk u aktivizua për asnjë minutë të vetme nga Celestini. /Shqiperia.ch/