You are here
Home > Kombëtarja > Trajneri i Grashopërsit takohet me Ajetin, i del kundër edhe Stipiç që e përjashtoi

Trajneri i Grashopërsit takohet me Ajetin, i del kundër edhe Stipiç që e përjashtoi

Vetëm 33 ditë qëndroi Stomislav Stipiç në drejtimin e Grashopërsit, njeriu që erdhi mes një zhurme të madhe, duke përjashtuar 5 futbollistë nga ekipi. Mes tyre gjendej edhe Arlind Ajeti, megjithëse mbrojtësi shqiptar kishte bindur me nivelin që ka treguar në ekipin zviceran.

Tashmë drejtimin e skuadrës që gjendet në vendin e fundit të Zvicrës, e ka marrë Uli Forte. Një nga vendimet e para që ka marrë ky trajner, ishte rikthimi i Ajetit që ka ardhur pas takimit mes tyre, e do të ndodhë që në ndeshjen ndaj Bazelit. Madje për futbollistin e Kombëtares, Forte ka dalë edhe kundër vendimit të Stipiç:

“Ajeti ka kaq shumë eksperiencë, pasi ka luajtur shumë ndeshje në një nivel të lartë. Unë kam folur më të dhe më duhet eksperienca e tij tani. Nuk duhej të ishte lënë jashtë skuadrës”, ka thënë Forte. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top