
Vedat Muriqi ka bërë një rrëfim për faqen zyrtare të Fenerbaçes, duke folur për periudhën më të vështirë që ka kaluar në jetë, atë në luftën e Kosovës. Pikërisht momenti kur trupat serbe mbërritën edhe në shtëpinë e sulmuesit shqiptar, ndërsa nisi edhe udhëtimi për në Shqipëri.
Familja e Muriqit do të ishte e mirëpritur si të gjitha të tjerat, për t’ia lehtësuar barrën e dhimbjes dhe për të ofruar sigurinë e jetës. Vuajtje këto të cilat të shkaktojnë edhe emocione të mëdha, por kjo e ka bërë edhe më të fortë këtë futbollist, që tani mban veshur fanellën e Fenerbaçes.
“Ishte viti 1999-2000. Unë isha në moshën 5-6 vjeçare. Në atë kohë, trupat serbe po i merrnin burrat e luftës në Kosovë, duke i torturuar dhe vrarë ata. Ushtarët serbë na nxorrën nga shtëpia duke thënë: “Dilni jashtë”. Ne ishim besimtarë te Allahu, i cili na shpëtoi nga pamëshira e serbëve. Nuk na e morrën asnjë prej pjesëtarëve tanë. Kur e pyeta mamanë: “Ku po shkojmë?” Ajo më tha: “Për pushime”.
E gjithë lagja jonë ishte familja Muriqi. 50-55 prej nesh shkuan në Shqipëri dhe po jetonin atje. Kur kërkoja për të ngrënë, më jepte vetëm djathë mamaja. E disa sesi qante nga pamundësia e saj për të më ndihmuar.
Ata që na morrën në Shqipëri na ndihmunan dhe na jepnin çaj ose kafe për të pirë. Kemi qëndruar në Shqipëri për rreth 2 muaj”, ka thënë Muriqi. /Shqiperia.ch/