You are here
Home > Kombëtarja > Tifozët nuk kanë një dashuri të madhe për të, zyrtarizohet një tjetër ftesë e Shqipërisë

Tifozët nuk kanë një dashuri të madhe për të, zyrtarizohet një tjetër ftesë e Shqipërisë

Lista e lojtarëve që do të grumbullohet nga Shqipëria për ndeshjet e qershorit po plotësohet pak e nga pak. Një tjetër futbollist i zyrtarizuar se do të jetë i gatshëm për ndeshjet ndaj Islandës dhe Moldavisë, është pikërisht mbrojtësi i Panetolikos, Enea Mihaj.

Gjithçka e bëjnë të kryer mediat greke, të cilat shprehen se futbollisti i skuadrës greke e ka marrë ftesën nga Shqipëria. Megjithatë tifozët shqiptarë nuk kanë një dashuri të madhe për Mihajn, ndoshta edhe për shkak të sinqeritetit të tepruar që ka treguar ky lojtar. Në shumë raste në vendin fqinj, mbrojtësi shqiptar është shprehur se e dëshironte ftesën e Greqisë, por iu bashkua kuqezinjve pasi dëshira e tij për t’iu bashkuar helenëve nuk po bëhej realitet. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top