You are here
Home > Kombëtarja A > Tifozët e Shqipërisë të marrin birrat nga shtëpia, në Katar do të ketë çmime të frikshme

Tifozët e Shqipërisë të marrin birrat nga shtëpia, në Katar do të ketë çmime të frikshme

Botërori i 2022 do të mbahet në Katar, një vend që shquhet shumë për temperaturat e larta që e mbizotërojnë atë. Në kushte të tilla FIFA vendosi që ta zhvendoste për herë të parë këtë turne në dimër, por gjithsesi temperaturat e larta do të jenë një shqetësim konstant.

Për lojtarët gjithçka është e zgjidhur nga organizmat e futbollit, që të mos e ndiejnë shumë nxehtësinë, por sfidën e vërtetë do e kenë tifozët në shkallët e stadiumit. Për më tepër, nëse Shqipëria arrin të shkojë në Katar 2022, tifozët shqiptarë do e kishin thuajse të pamundur të mbërrinin deri në këtë vend.

Më së shumti, për çmimet që ka atje, pasi mirëqënia është e lartë dhe çmimet e produkteve janë të papërballueshme për një tifoz të thjeshtë shqiptar. Mjafton këtu të përmendim se një kuti birre me 24 copë brenda saj, kushton rreth 100 dollar. Në kushte të tilla, një furnizim nga shtëpia nuk do të ishte keq, megjithëse kryesorja është një kualifikim i Shqipërisë në Botëror. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top