
Keidi Bare dhuroi një ndeshje të jashtëzakonshme në takimin e fundit, atje ku Malaga fitoi me rezultatin 1-4 ndaj Alcorcon. Lojtari shqiptar ishte një nga më të mirët në fushë, ndërsa tjetërsimi i tij erdhi pas zyrtarizimit të trajnerit të ri, Viktor Sançez, që më parë ka qënë lojtari i Realit të Madridit.
E vetmja gjë që prishi planet e Bares në atë mbrëmje, ishte dëmtimi i shkaktuar nga Richard Boateng. Ky i fundit e teproi me ndërhyjen e tij ndaj lojtarit shqiptar, për ta nxjerrë jashtë loje. Mesfushori kuqezi u përpoq të shtrëngoj dhëmbët për 5 minuta, por nuk ia doli, duke u zëvendësuar nga trajneri.
I gjithë vështrimi i tifozëve është nga ky yll i ri, që duhet më shumë se kurrë për takimet e fundit, që janë një luftë e vërtetë për ngjitjen në “La Liga”. Madje shumë prej tyre kanë nxjerrë edhe vrer ndaj Boateng për ndërhyrjen e shkaktuar, kur loja thuajse kishte marrë fund. Sigurisht që paraditen e së hënës Bare nuk mund të paraqitej në stërvitje, port ë gjitha shpresat janë që të rikuperohet për të qënë gati në fundjavë. /Shqiperia.ch/