
Thomas Strakosha është një mungesë e madhe e Shqipërisë, për dy takimet e rradhës në kampionatin italian. Padyshim që flitet për yllin e kuqezinjve, pasi luan në një skuadër me nivel të lartë në Serinë A, për më tepër që nuk e diskuton asnjëherë vendin e titullarit.
Por me fanellën e kuqezinjve, ka munguar prej muajsh. Herën e fundit, do të ishte Panuçi ai që do e largonte, për shkak të një vonese në aeroport. Fati i keq do e ndiqte edhe për këto dy takime të rradhës, nën drejtimin e Rejës, pasi Strakosha u dëmtua dhe nuk mund të grumbullohej me pjesën tjetër të skuadrës.
Teoritë konspirative nisën ndërkohë në vendin tonë, nisur edhe nga rrjedha e historisë me Panuçin, duke u pretenduar për një hatërmbetje nga Strakosha, për mënyrën sesi u trajtua. Megjithatë mediat italiane raportojnë se fundmi se portieri shqiptar është këshilluar të qëndrojë 1 muaj pushim. Kohë e gjatë për t’u rikuperuar totalisht nga shqetësimet e ndjera në muskulin e kembës, por pritet të jetë gati për t’u stërvitur sërish me Lacion në 12 korrik. /Shqiperia.ch/