
Kur jemi ende në pritje sa i përket zyrtarizimit të listës nga ana e Rejas për dy ndeshjet e rradhës së Shqipërisë, e gjithë vëmendja e tifozëve shqiptarë është te Endri Çekiçi. Futbollisti në fjalë është duke kaluar një formë të jashtëzakonshme, pasi po shënon gjithmonë me Olimpik Ljubjanën.
Momenti më i mirë në karrierë, meriton të kurorëzohet edhe me një thirrje nga Kombëtarja A. Por ende nuk është siguruar asgjë, nëse Çekiçit i ka mbërritur ftesa nga Reja. Në faqen zyrtare të klubit slloven, nuk ka asnjë zyrtarizim të vetëm, që lojtari i tyre është thirrur nga kuqezinjtë. Megjithëse na mbeten edhe pak ditë nga shpallja e listës, përfshirja e sulmuesit të Ljubjanës do të ishte një armë shtesë për Shqipërinë. /Shqiperia.ch/