
Lista e kombëtares shqiptare do të zyrtarizohet në ditën e nesërme, teksa në orën 11:00 te Tropikal, do të pasqyrohen të gjithë futbollistët e thirrur nga kuqezinjtë, me konferencën e Rejas. Shumë prej futbollistëve janë rikthyer, të cilët kanë qënë edhe më të rëndësishmit në periudhën e De Biazit.
Por ajo që na mungon nga periudha e skuadrës që na dërgoi në Europian, është Burim Kukeli. Njeriu i heshtur, që nuk kthehej në yllin e Kombëtares apo idhullin e tifozëve, kishte rolin më jetik. Gjithmonë aksionet e kundërshtarëve thyeshin lehtësisht dhe lexoheshin në mënyrën më të mirë nga Kukeli, që ishte thjeshtë i pazëvendësueshëm.
Madje kur De Biazi e provoi edhe në qendër të mbrojtjes ndaj Zvicrës, dhuroi një tjetër paraqitje fantastike edhe në këtë drejtim. Ende nuk dihet nëse Kukeli mund të jetë grumbulluar edhe nga Reja, por gjithsesi aktivizimi i pakët në ekip bën që të mos flitet për të njëjtin lojtar. /Shqiperia.ch/