You are here
Home > Kombëtarja > Të gjithë e duan “murin kuqezi”! Gjigandët turq interesohen për Kastriot Dërmakun

Të gjithë e duan “murin kuqezi”! Gjigandët turq interesohen për Kastriot Dërmakun

Kastriot  Dermaku është një nga shtyllat e mbrojtjes të skuadrës së Kosenzës. Këta të fundit janë pjesë e “Serisë B” të kampionatit italian, teksa aktualisht gjenden në mesin te tabelës së renditjes, pa u rrezikuar të shkojnë në vendet më ftohta në klasifikimit.

Përsa i përket mbrojtësit të Kombëtares kuqezi, Dërmaku ka mundur që të jetë shumë aktiv në këtë sezon, duke mundur të luajë plot 22 ndeshje duke treguar edhe një paraqitje mjaft të mirë me skuadrën italiane. Ky rendiment, nuk kishte si të mos kalonte pa u vënë re edhe nga klube të tjera, teksa menjëherë duket se janë vënë në lëvizje për të marrë shërbimet e qendërmbrojtësit 27 vjeçar.

Sipas mediave turke, ditën e sotme është raportuar lajmi se lojtari kuqezi është nën radarët e gjigandëve të Beshiktashit. Skuadra turke ka filluar të mendojë që tani për përforcimet e sezonit të ardhshëm dhe në mes emrave që janë spikatur për t’iu afruar ekipit, gjendet edhe Kastrioti.

Në rast se interesi do të jetë i lartë nga Beshiktash për të marrë shërbimet e Dërmakut, atëherë nuk do të jetë e largët dita që mbrojtësi të jetë pjesë e “Superligës Turke”. Kujtojmë që kartoni i 27 vjeçarit në tregun e lojtarëve vlen diçka më shumë se 350 mijë euro, shifër kjo që një klub si Beshiktash nuk do ta ketë problem të pagujë. Deri në finalizimin e kësaj tratative, duhet të presim hapjen e merkatos verore për të parë nëse do të finalizohet me një marrëveshje konkrete./Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top