
Kievo i ka larë hesapet me Serinë A, pasi ndodhet në vendin e fundit dhe pa asnjë shpresë me mbijetesën. Në kushte të tilla, trajneri Di Karlo po i jep hapësira edhe të rinjëve premtues në këtë skuadër.
Këtu futet edhe mbrojtësi kuqezi, Anxhelo Ndrecka. Ky i fundit ka hyrë edhe në histori, pasi është një nga lojtarët shqiptarë të vetëm që debutojnë kaq herë në elitën e Europës. Kievo do të humbiste me rezultatin 0-4 ndaj Spalit, por Ndrecka do të zhvillonte një paraqitje të mirë. Në këtë mendim është edhe trajneri Di Karlo, që i thotë lojtarëve të harrojnë humbjen dhe të shohin takimin e rradhës me Interin.
“Sinqerisht, lojtarët tanë të rinjë, që nga Anxhelo Ndrecka e deri te Grubac, kanë luajtur një ndeshje të mirë. Në pjesën e dytë Spali luajti edhe më shumë në sulm për të fituar. E humbëm këtë përballje, tashmë kemi një tjetër edhe më të rëndësishme në “San Siro”, ka thënë tekniku i Kievos. /Shqiperia.ch/