You are here
Home > Kombëtarja > Super “Benxhi” i shënon skuadrës së Bundesligës, shkatërrimin e përmbyll talenti Izer Aliu

Super “Benxhi” i shënon skuadrës së Bundesligës, shkatërrimin e përmbyll talenti Izer Aliu

Zyrihu ka fituar pastër në miqësoren ndaj Leipzigut me rezultatin 4-1. Goli i parë do të realizohej nga Benjamin Kololli, që gjithashtu dha asist edhe në realizimin e dytë.

Në formë të jashtëzakonshme ndodhet Benxhi, që ka lënë gjurmë të mëdha edhe te Kosova. Ndërkohë shkatërrimin në përballjen e sotme e përmbylli talenti nga Kërçova, Izer Aliu. Mesfushori i talentuar i dalë nga të rinjtë e Zyrihut dhe që përfaqëson Zvicrën, ka shënuar golin e katërt. Një futbollist për t’u pasur në konsideratë, pasi e ka ende mundësinë e ndërrimit të zgjedhjes dhe pritet t’i bashkohet skuadrës së parë të Zyrihut. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top