You are here
Home > Kombëtarja > Sulmuesi ka trajnerin perfekt, Ramis: E njoh mirë Manajn, ndonjëherë mendojnë se ndëshkoj

Sulmuesi ka trajnerin perfekt, Ramis: E njoh mirë Manajn, ndonjëherë mendojnë se ndëshkoj

Liga e dytë spanjolle po bëhet mjaft interesante, ku duhen edhe 4 ndeshje në fundin e saj. Lufta për vendin e dytë gjithnjë e më shumë po bëhet interesante. Për këtë, po mendojnë skuadrat e Granadës dhe Albacetes, të cilat do të diskutojnë mes tyre se cila do të ngjitet automatikisht në elitën e kampionstit spanjoll, pasi i i ndajnë nga njëra tjetra vetëm 3 pikë, ku akoma kanë mbeur edhe 12 të tilla.

Me pak fjalë, një gabim i rradhës i njërës apo tjetrës, do mund t’i kushtojë shumë dhe ky presion duket se ka kaluar tek trajnerët. Konkretisht numri një i pankinës së Albacetes, Luis Miguel Ramis, duket se e ka më të vështirë këtë gjë, pasi administron shumë lojtarë me moshë të re tek skuadra që drejton.

Trajneri Albacetes pak ditë më parë në një konferencë për shtyp u shpreh për këtë gjë, ku sipas tij, ka besim të plotë tek Manaj.

“Unë nuk e njoh Manajn vetëm për punën që ai bën në një ndeshje, e njoh gjithmonë atë. Kam për t’i bërë lojtarët që të shohin se ky është një leksion për të tejkaluar hapin. Nuk i dënoj, flas me ta. I kuptoj se janë të rinjë dhe mendojnë ndonjëherë se i ndëshkoj. Rruga nuk është e lehtë dhe kush e kupton merr çmimin në fund”, ka thënë Ramis. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top