
Thomas Strakosha do të largohet nga Lacio, nëse kjo skuadër nuk arrin në “Champions League”. Të paktën kështu shprehen mediat sportive italiane, të cilat theksojnë faktin se për portierin shqiptar ka rëndësi të madhe pjesëmarrja në kompeticionin më të rëndësishëm europian.
Deri diku i lodhur me ekipin e tij, që në sezonin e shkuar të kampionatit bëri “vetëvrasje” në takimin e fundit me Interin, duke humbur mundësinë për të luajtur në “Champions”. E njëjta situatë po përsëritet edhe këtë herë, vetëm se flitet për një ekip tjetër të Milanos, që së bashku me Atalantën kanë më shumë përparësi se Lacio.
Mbetet të shihet nëse skuadra e Inzagit mund ta arrijë objektivin, por nëse një gjë e tillë nuk ndodh, atëherë zërat e merkatos për Strakoshën këtë herë do të jenë më konkrete se kurrë më parë. /Shqiperia.ch/