
Kombëtarja shqiptare e ka kryer stërvitjen e parë në paraditen e sotme, ndërsa do të zhvillojë edhe një tjetër gjatë pasdites. Ajo që ka shqetësuar teknikun Reja, ishte padyshim gjendja e Amir Abrashit. Mesfushori i Frajburgut e kishte marrë një lëndim në stërvitje një ditë më parë, ndërsa ka pasur shqetësime dhe nuk ka qënë me grupin së fundmi.
Kjo është ajo që raporton “Supersport”, megjithëse nuk flitet ende për një problem serioz. Abrashi është planifikuar që të rikthehet në stërvitjen e pasdites, por mbetet të shihet sesi do të rrjedhin ngjarjet në Frankfurt. Faktikisht jo gjithçka po shkon në përsosmëri për Rejën, sepse Memushaj, Binaku dhe Grezda janë larguar të dëmtuar. /Shqiperia.ch/