
Rei Manaj është duke luajtur për ekipin e Albasetes në Spanjë, megjithëse kohët e fundit po has shumë vështirësi për aktivizimin në fushën e lojës. Sulmuesi shqiptar e nisi karrierën e tij në mënyrë të bujshme, pasi jo gjithmonë ndodh që një lojtar i Kombëtares, ta nis karrierën e tij te Interi.
Shumë huazime erdhën, për të vështirësuar akoma edhe më shumë punën. Gjithsesi me Albaseten ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve europiane, aqsa në janar u përfol edhe kalimi i tij në një ekip më të njohur. “Tuttomercatoweb” raporton së fundmi se Albasete do të blej përfundimisht kartonin e Manajt nga Interi.
Por lojtari nuk është më në projektet e ekipit, ndërsa pritet të shitet në Gjermani, atje ku interes ka shfaqur Mainzi. Gjithashtu edhe Fortuna Duseldorfi është duke studiuar situatën, për të provuar një arritje të mundshme të marrëveshjes. /Shqiperia.ch/