You are here
Home > Kombëtarja > Spanjollët bëjnë magjistarin për Baren: Nuk e merr Shqipëria, do të ishte problem i Malagas

Spanjollët bëjnë magjistarin për Baren: Nuk e merr Shqipëria, do të ishte problem i Malagas

Kampionatet europiane kanë shkuar drejt fundit, me lojtarët që tashmë po bëhen gati për periudhën e Kombëtareve në qershor. Megjithatë nga ana tjetër ka edhe disa raste të veçanta si për Keidi Baren dhe Rei Manajn, që kanë sërish ndeshje në kohën kur duhet të jenë në Shqipëria.

Konkretisht klubet e tyre, Malaga dhe Albacete, mund të vazhdojnë në fazën “Play Off” sa i përket ngjitjes në elitën e futbollit spanjoll. Por nëse ftesa mbërrin nga Shqipëria, lojtarët duhet të braktisin stërvitjen me ekipet spanjolle.

“Es.besoccer” në Spanjë ka folur për këtë fenomen, teksa ka trajtuar në veçanti çështjet e Malagas. Madje në rastin e Keidi Bares bëjnë edhe rolin e magjistarit, duke parashikuar se nuk do të ketë një ftesë nga Kombëtarja A drejt mesfushorit.

“Do të ishte një problem i ri i Malagas, megjithëse fillimisht nuk llogaritet. Mund të ndodh që Bare të shkoj te Shqipëria për ndeshjet e kualifikueseve të Europianit, ndaj Islandës dhe Moldavisë në 8 dhe 11 qershor. Gjithsesi nuk ka për të ndodhur një gjë e tillë, nisur nga thirrjet e fundit”, shkruan media spanjolle. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top