You are here
Home > Kombëtarja > Skandali si Nejmar-Kavani! Llullaku zihet për penalltinë me shokun e ekipit, donte të largohej nga fusha

Skandali si Nejmar-Kavani! Llullaku zihet për penalltinë me shokun e ekipit, donte të largohej nga fusha

Azdren Llullaku ka përsëritur grindjen e Kavanit me Nejmarin në Rumani, duke pasur keqkuptime me shokun e skuadrës për një penallti. Sulmuesi shqiptar do të realizonte nga pika e bardhë vetëm sa për statistika, pasi Astra humbi ndaj Klujit me rezultatin 1-5.

Futbollisti shqiptar e mori ekzekutimin që duhej ta bënte sulmuesi qendror i Astras, Denis Alibec. Ky i fundit madje kërkoi të dilte nga fusha e lojës në shenjë proteste, por u rikthye sërish për të vazhduar lojën. Të paktën Llullaku nuk do të gabonte nga penalltia, megjithëse Alibec nuk gëzoi aspak për realizimin e shqiptarit dhe shfaqi gjatë gjithë kohës nervozizëm.

“Ka shumë nerva në këto moment. Ishte një gjë e vogël. Tani e mora unë dhe herën tjetër do e marrë Alibeci ekzekutimin, kaq ishte e gjitha”, tha Llullaku për të zbutur situatën. Por i këtij mendimi nuk është presidenti i Astras, Dani Coman, që paralajmëron dënimin e lojtarit shqiptar: “Nuk e di sesi ishin vendimet e trajnerit dhe nuk dua të flas pa e njohur situatën. Këtu ka disa rregulla dhe kush nuk i respekton ato, paguan. Llullaku do ta paguajë nëse nuk e ka respektuar fjalën e trajnerit”, ka thënë Koman. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top