You are here
Home > Kombëtarja > Skandali/ Rumunët zbulojnë Kabashin: Përplasi dy njerëz i dehur në makinë, me fat që nuk vdiqën

Skandali/ Rumunët zbulojnë Kabashin: Përplasi dy njerëz i dehur në makinë, me fat që nuk vdiqën

Karriera e Elvis Kabashit kishte marrë tatëpjetën prej disa kohësh, ndërsa lojtari në fjalë ishte pa skuadër. Por Dinamo e Bukureshtit ia dha një shans këtij lojtari, për të treguar vlerat e tij. Në Rumani po kërkojnë më tepër rreth këtij emri të ri që ka marrë Rednik, madje duke zbuluar edhe një skandal të vërtetë.

Pikërisht media e njohur rumune “Fanatik”, nëpërmjet burimeve të saj ka rrëfyer edhe një ndodhi të pazakontë të Kabashit që ka ndodhur disa kohë më parë. Futbollisti shqiptar ka aksidentuar dy njerëz në gjendje të dehur, por për fatin e tij të mirë askush nuk ka ndërruar jetë.

“Jeta e Kabashit jashtë fushës së blertë është e jashtëzakonshme. Një burim i yni na ka treguar një episode të tmerrshëm. Pas një nate të gjatë, Kabashi ka bërë një aksident që mund t’i shkatërronte përgjithmonë jetën. Kjo ka ndodhur në gusht të vitit 2016, kur lojtari sapo e kishte ndërprerë kontratën me Juventusin. Shqiptari po ngiste një makinë “Mercedes” dhe u përpoq të kalojë dy arabë që ishin me “Fiat 500”. Fatkeqësisht për të, Kabashi e goditi “Fiatin” dhe më pas u kthye duke përplasur edhe një motor skuter ku ndodhej një burrë dhe një grua. Reagimi ishte i jashtëzakonshëm, ndërsa dy të aksidentuarit shkuan menjëherë në spital. Gjithashtu në këtë përplasje u dëmtua edhe një shoku i Kabashit, që ndodhej me të si pasagjer.

Lojtari u pa i nervozuar, ndërsa menjëherë mbërriti edhe policia. Ata e gjetën futbollisti të alkolizuar, ndërsa ishte me 100 km/h, por në rrugë nuk lejohej që të kalohej shpejtësia prej 50 km/h. Padyshim që Kabashi  ishte me fat që të aksidentuarit dolën të gjallë nga e gjitha kjo”, shkruhet në artikull. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top