
Serbët janë të veçantë në llojin e tyre, mund të gjejnë skandale dhe gjëra që nuk shkojnë edhe në stadiume mitike, si ai i “Anfield Road”.
Pak përpara nisjes së takimit, do të ishte “Kurir” që do të pasqyronte situatën me të cilën u përballë në Angli. Cilësohet si i turpshme fakti që një klub si Liverpuli, nuk ka energjinë elektrike dhe ujë për lojtarët. Më saktësisht, elektriciteti mungonte në zonën e UEFA-s dhe atë të gazetarëve.
Më e keqja është mungesa e ujit, ndërsa futbollistët e Crevena Zvezdës do të shkojnë në hotel, për t’u larë pas ndeshjes. Gjithsesi, për momentin është mbyllur pjesa e parë e këtij takimi, që ka përfunduar me rezultatin 1-0 në favor të anglezëve. /Shqiperia.ch/