
Ekipi grek me të cilin aktivizohet Migjen Basha, Arisi, e ka siguruar matematikisht Europën për sezonin e ardhshëm. Një arritje e madhe kjo për këtë skuadër, që në mesin e kampionatit kur në të ndodhej edhe Mërgim Mavraj, kaloi një krizë të madhe.
Megjithatë pas disa fitoreve rradhazi, tashmë është siguruar një pjesëmarrje në “Europa League”. Një periudhë e mirë deri diku për Bashën, që më shumti i gëzohet triumfit të grupit, sesa situatës personale. Në fakt, që pas atij kartoni të kuq të marrë në takimin ndaj Panionosit, kur i ndërhyri në mënyrë të gabuar një lojtari serb, Basha ka qënë më së shumti në pankinë.
Mbetet të shihet nëse mesfushori shqiptar do të vazhdoj të mbetet me Arisin edhe në sezonin e ardhshëm. E nëse një gjë e tillë bëhet e mundur, “Europa League” do i jepte kënaqësinë lojtarit kuqezi, për të kujtuar periudhën kur ka luajtur me Torinon, atje ku arriti edhe kulmin e karrierës. /Shqiperia.ch/