You are here
Home > Kombëtarja > Shqipëria ndez shpresën e Europianit vetëm në një mënyrë, “kokën” e Islandës si me Portugalinë

Shqipëria ndez shpresën e Europianit vetëm në një mënyrë, “kokën” e Islandës si me Portugalinë

Shqipëria nuk i nisi eliminatoret e Europianit në mënyrën e duhur. Kuqezinjtë tanë u mundën në shtëpi me rezultatin 0-2 nga Turqia, duke i shtuar zhgënjimin njerëzve, ndërsa nisi edhe pakësimi i shpresave për kualifikim. Kjo pasi Turqia është një kundërshtar direkt për vendin e dytë dhe përballje të tilla janë gjithmonë delikate.

E gjitha kjo situatë e rënduar për kuqezinjtë tanë, mund të rikthehet në 360 gradë vetëm në një mënyrë. Qershori është muaji i duhur për Rejën, ndërsa një fitore në transfertën e rradhës ndaj Islandës, do e ngjiste Shqipërinë me pikë të barabartë me vendin e dytë, Turqinë.

Turqia në atë mbrëmje do të presë Francën në shtëpi, që pavarësisht formës së mirë që kanë treguar vendasit, nuk premtojnë për ndonjë surprizë të madhe. Nga krahu tjetër, pak ditë më vonë Shqipëria do të luajë një ndeshje mjaft të lehtë në letër ndaj Moldavisë, ndërsa Islanda do të ketë një përballje direkte me Turqinë. Pra gjithë situata rikthehet në favorin tonë vetëm në një mënyrë, tre pikët me Islandën mund të rezultojnë kyçe për kualifikimin në Europian po aq sa edhe atëherë ndaj Portugualisë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top