Shqipëria do të ndeshet në mbrëmjen e sotme ndaj Turqisë, në takimin e vlefshëm për kualifikueset e Europianit. Ndryshe nga herët e tjera, tashmë te kuqezinjtë ka një tjetër atmosferë.
“Shqiperia.ch” mëson se futbollistët duken mjaft mirë nga ana psikologjike, duke shprehur bindje për suksesin në takimin e sotëm. Sërish në ndryshim nga takimet e kaluara, të gjithë janë të ndërgjegjshëm se gabimet nuk lejohen.
Lojtarët janë gati për të dhënë më të mirën e tyre, madje mezi po presin që të dalin në fushën e blertë. Një forcë më vete do të jetë edhe rikthimi i lojtarëve të shumtë të dëmtuar, që tashmë Panuçi i ka të gatshëm dhe kjo ofron një besim të lartë në vetvete. /Shqiperia.ch/