Esat Mala, flet pas ndeshjes së djeshme kundër skuadrës së Kastriotit, pasi arriti të shënonte dhe golin e vetëm të takimit, duke i dhënë ekipit të Partizanit tre pikë shumë të vyera.
Në një intervistë për “Supersport”, mesfushori me tipare sulmuese u prononcua dhe për mos grumbullimin e tij tek Kombëtarja U-21.
“Kombëtarja është ajka dhe dëshira e çdo futbollisti. Jo, nuk jam i mërzitur. Gjithmonë jam i gatshëm kur Kombëtarja do të më kërkojë. Bëj më të mirën çdo ndeshje dhe shpresoj të marr ftesë shumë shpejt”, është shprehur Esat Mala.
Burimet e sigurta pranë lojtarit për “Shqipëria.ch”, shprehen se futbollisti nuk ka asnjë dyshim lidhur me zgjedhjen e përfaqësueses, teksa është në pritje të një ftese nga Shqipëria. /Rexhino Begolli- shqipëria.ch/