You are here
Home > Kombëtarja > Shpërtheu papritur me 2 gola, Hyka: E dija që në fillim, më duhej vetëm pak kohë

Shpërtheu papritur me 2 gola, Hyka: E dija që në fillim, më duhej vetëm pak kohë

Jahmir Hyka është rikthyer në formën e tij më të mirë, teksa ka shënuar 2 gola për ekipin e Makabi Netanja, në atë fitore të marrë gjatë ditës së sotme me rezultatin 3-1 ndaj Hapoel Hadera. Por përtej këtyre realizimeve, futbollisti shqiptar nuk po kalonte momente të mira në ambientin e ri.

Kjo është për shkak të dëmtimeve të shpeshta të Hykës, duke munguar për një kohë realtivisht të gjatë në fushën e blertë. Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, lojtari i Kombëtares është shprehur: “Unë e dija se kishte pritshmëri të mëdha për mua dhe që në fillim e dija se do të më duhej kohë, kisha katër muaj pa luajtur derisa erdha këtu. Jam i lumtur për 2 golat dhe lojën e mirë. Sigurisht, presin shumë nga mua, por ndonjëherë është e vështirë dhe nuk arrihet më e mira. E rëndësishme është që po përmirësohem në çdo ndeshje”, ka thënë Hyka. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top